Presidenti Begaj: Familja Jashari, gurthemel i lirisë së Kosovës

91
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Begaj përmes një shkrimi në Facebook, ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e lirisë.

“Sot në këtë 25-vjetor të betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm”, ka shkruar Begaj.

Sipas tij, që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.

“Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka theksuar ai.