Zhupa në ‘Pa Protokoll’: Kthimi i Metës dhe Berishës do inspirojnë popullin opozitar për të fituar zgjedhjet! Kushtetuesja do rrëzojë marrëveshjen e Butrintit

179

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, thotë se opozita tashmë është ristrukturuar për të bërë një betejë frontale përballë Edi Ramës. Zhupa, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së, tha në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se tashmë opozita nuk ka asnjë dilemë, që të qëndrojë përballë Edi Ramës. Sipas Zhupës, me rikthimin e Ilir Metës në politikë si dhe të Sali Berishës në krye të PD-së, do të motivohet populli opozitar për të fituar zgjedhjet.

‘Sot kemi një opozitë të ristrukturuar që do të bëjë beteje frontale përballë Edi Ramës. Nuk ka asnjë dilemë që të qëndrojmë përballë Edi Ramës. Kjo qeveri ka degraduar në të gjitha format. Mund të ketë rezultate të ndryshme në varësi të strategjisë në varësi të rrethanave. Në këtë drejtim PD sot mund të ketë të njëjtin formacion, PD ka një strategji tjetër, një motivim tjetër. PD ka një front dhe një bashkim opozitar ku ka një besim tjetër. Por edhe kthimi i aktiv i Metës, dhe kthimi i Berishës në krye të PD, do të jenë elemente që do të motivojnë dhe inspirojnë popullin opozitar për të ndërmarrë ato veprime që i shërbejnë për opozitës për të fituar zgjedhjet. Zgjedhjet lokale do jenë një test i rëndësishëm për PD. Individë të caktuar zgjedhin të mos bashkohen, por kjo nuk është përçarje!’- u shpreh Zhupa.

Duke u ndalur te marrëveshje për administrimin e Parkut të Butrintit, Zhupa tha se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe se është e bindur se Gjykata do ta rrëzojë.

‘Koncesioni i Butrintit është një nga dhimbjet më të mëdha që duhet të ketë çdo qytetar shqiptar në mënyrën sesi kjo qeverisja e trajton pasurinë kombëtare. Butrinti nga të gjitha shifrat është perla e turizmit tonë kulturor. Prodhon 2 mln dollar na arkën e tij, Butrinti është histori. Nuk është thjeshtë një muze i mbyllur. Butrinti me gjetjet mund të tjetërsosh historinë këto element janë të rëndësishme për të kuptuar se shteti shqiptar nuk mund te heqë dorë. Me këtë koncesion shteti heq do të nga këto detyra, shkel kushtetutën dhe ja kalon një bordi që ka 4 persona privat dhe nuk përfaqësojnë asgjë për shtetin shqiptar. Kanë përjashtuar nga bordi bashkinë Sarandë. Në asnjë vend të botës nuk përjashtohet pushteti lokal. Këto nuk i mbrojnë vlera tona kulturore. Marrëveshja ka shkelur kushtetutën. Gjykata Kushtetuese mendoj se do ta rrëzojë. Ne mund të kishim që në 2018, kur është miratuar ligji i Trashëgimisë Kulturore, por për shkak të fokusit ku dolën përgjimet e Bild, ishte pak e vështirë. Por në kushte të tjera duhet të kishim atakuar në GJK ligjin për Trashëgiminë Kulturore port ani jemi të detyruara që t’i çojmë një nga një. Kjo ka qenë kleçka që ka tejkaluar.’- u shpreh Zhupa.