Berisha: Edi Rama si Don Corleone, i vendos rrugës emrin e tij

208
Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit në media se Kryeministri Rama i ka vendosur rrugës ku banon në Surrel emrin e tij. Me një kërkim në “Google Map” rezulton që rruga në Surrel ku ndodhet shtëpia e Ramës të ketë emrin e tij.
Në shkrimin e tij Berisha e krahason kryeministrin me “Don Korleonen” duke e vlerësuar diçka të tillë si një simbol korrupsioni.
“Rama si don Korleone, i ve emrin e vet rruges ku banon ne Surrel!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama i ka vene rruges ku banon ne Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj ketu se sarajet e tij ne Surrel jane simboli me i shemtuar i korrupsionit. Ne vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetem 3 mije euro, nderkohe qe vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mije euro dhe ne hipoteke ka deklaruar se token truall te sarajeve e ka blere me 2$ metrin katror ne nje kohe kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur te shpalle rrugen prone personale! Sb”,-përfundon Berisha shkrimin e tij. 
Gjithashtu bashkangjitur ai ka publikuar edhe një foto të marrë nga “Google Map”, në të cilën rezulton emri i Kryeministrit në këtë pjesë rruge.