Qeveria emëron drejtorin e ri të Bibliotekës Kombëtare. Ja emri

507
Sigal

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin emërimin e drejtorit të ri të Biblotekës Kombëtare.

Qeveria “Rama” ka zgjedhur për këtë post, Piro Mishën. Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar vetëm sot në faqen e Këshillit të Ministrave.

Piro Misha është një studiues i njohur, përkthyes dhe publicist shqiptar.

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani është liruar nga detyra me vendim qeverie, ndërkohë që më pas është mësuar se ajo është dorëhequr vullnetarisht nga ky post.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.