Gjatë fjalës së mbajtur në Sarandë, lideri i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se, me të ardhur në pushtet në vend që të mëkëmbjen e qytetarëve shqiptar, nisi grabitjen e tyre.
‘Në qoftë se, unë them këtu, në vitin 2013, ne dolëm më të paguarit. Ai ishte qëllim që, paratë t’u kthehen qytetarëve. Që shqiptarët që kanë këto pasuri, të paguhen më shumë se të tjerët. Dhe ishte një krim i shëmtuar që Edi Rama e devijoi këtë garë. Në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në disa duar të të gjitha pasurive dhe fondeve’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miqtë e mi, Shqipëria madhështore ka si parim kryesor tjetër: çdo shqiptar, një mundësi.
Çdo biznes i vogël do ketë një barrë fiskale shumë më të ulët se sa sot. Bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash. Nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros.
Kaq do jetë që do mund t’u kërkojë për shërbimet.
Qeveria, tavanet, prej 140 mijë eurosh për TVSH-në dhe 100 mijë euro për tatim fitimin, do t’i s’postoj në 180 mijë euro. Po.
Energjia, nga 18 lekë, do zbresë në 6 lekë.
Tarifa e ujit, do përgjysmohet. Nuk mund të paguani ju abuzimet, paaftësinë e shtetit. Shqipëria është vend që mund ta japë energjinë për disa rrethana edhe me çmim më të lirë. Këta xjerrin tani, koston e prodhimit të energjisë në kaskadë, e nxjerrin 28 lekë.
Këta kanë punësuar me qindra e mijëra militantë, dhe pastaj ju faturojnë ju energjinë. Jo, kjo merr fund.
Energjia do zbresë për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë.
Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Europë. Tatim fitimi i të ardhurave zbret nga 23% në 10%.
Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi minimalen, përfitojnë automatikisht rritje rroge 13%.
Dhe unë zotohem këtu para jush se, rritja e rrogave dhe pensioneve ka një start 100 ditët e para dhe ky vrap do ndalet atëherë kur ne të dalim, qytetarët më të paguar në rajon se të gjitha kombet e tjera. Thjesht se jemi më të pasur.
Dhe në qoftë se, unë them këtu, në vitin 2013, ne dolëm më të paguarit. Ai ishte qëllim që, paratë t’u kthehen qytetarëve. Që shqiptarët që kanë këto pasuri, të paguhen më shumë se të tjerët. Dhe ishte një krim i shëmtuar që Edi Rama e devijoi këtë garë. Në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në disa duar të të gjitha pasurive dhe fondeve.
Kjo merr fund!
Kjo mundësi, për një grusht njerëzish, për një grusht qeveritarësh, kjo merr fund. Do ketë mundësi për çdo qytetar. Pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga çdo qytetar që kërkon të jetojë me djersën e tij.
Saranda do mbrohet. Saranda ka pasuritë më mahnitëse. Thashë edhe njëherë. Tjerët mund të kenë shumë gjëra, po park si Butrinti në njohuritë e mia, në dijet e mia, nuk ka askush tjetër.
Edhe aty, kthetrat e zeza të mafies shqiptare. Po vij nga Himara. A e patë se çfarë ndodhi në Himarë? Ia mori mandatin Fredi Belerit, dhe shkoi e u struk, aty ku thotë Frederik Niçe, strofa e fundit e horrave. I çoi marrëdhënie në thikën pikë, duke shkelur në Kushtetutë, duke shkelur ligje, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe gjeti justifikimin se, ky një grek do na bëhet.
Po çfarë do të thuash ti se, ky një grek do na bëhet?
Po ky shtetas shqiptar, nëse e votojnë shqiptarët, do të marrë çdo post, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë.
Çfarë do të thuash ti me këtë? Ku e ke gjetur ti, këtë parim që, shkon dhe i grabit mandatin atij të zgjedhur? Vetëm e vetëm se e dijë që ai, ato toka që ke plaçkitur në Gjipe dhe të Manastirit të Skutarasë, nuk do t’i merrje kurrë. Se nuk janë të tuat, Edi Rama. Se vetë ata tutë, kanë lënë me dokumente që kanë patur 4 dhi e 5 dele, se nuk kanë patur asgjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e kësaj zone.