Papa Francesku përcillet të shtunën për në banesën e fundit, në ceremoni merr pjesë edhe Presidenti Begaj

40
Sigal

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Begaj do të niset nesër drejt vendit fqinj.

Gjithashtu se të katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë, Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.