Vasili: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është detyrim

100

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka propozuar shtatë masat që duhet të marrë qeveria për lehtësuar shtresat në nevojë, familjet dhe bizneset nga situata e krijuar për shkak të futjes në karantinë, pas frikes se perhapjes se koronavirusit.

Ndërsa pa propozuar masat, Vasili ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Shteti në çdo lloj situate funksionon me ligje, rregulla dhe kushtetutë. Detyrimi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme është i domosdoshëm, sepse të nesërmen rekrusionet e sotme mund të jenë shkak i një abuizivizmi dhe penalizimeve pa fund.

Ne jemi këtu për të propozuar disa masa për krjimet e kushteve bazike për kalimin e kësaj pandemie, sepse ky çorganizim i organizuar duhet të marrë fund.

Masat që propozon LSI:

1-Duhet të marrë masa e heqjes së taksave për të gjitha bizneset dhe familjeve.

2-Garantim i pagesës me 80% për të gjithë personat që u janë mbyllur bizneset për shkak të futjes në karantinë. Pagesa duhet të krhyet në numrat e llogarive të të punësuarve.

3- Të përjashtohen detyrimet shëndetësore dhe shoqërore për kohën e karantinës.

4-Subvenvionim për të gjithë fermëerët që nuk u shiten produketet për shkak të rregullave të vendosura.

5-Subvencionim të të gjitha pagesave të papaguara të studentëve për vitin shkollor 2019-2020.

6- Shtyrja e pagesave të TVSH, jo më parë se në muajin qeshor.

7-Rimburimi i fatrave të ujit të pijshëm dhe energjisë të pensionistëve”, tha Vasili.LSI