Be: Luftoni korrupsionin, Irlanda dhe Finlanda nuk janë bindur të japin votën për hapjen e negociatave me Shqipërinë

412
Sigal

Irlanda dhe Finlanda janë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Irlanda dhe Finlanda nuk janë ende të bindur për votën pro Shqipërisë në Qershor. Ministrja e Shtetit Irlandez për Çështjet Evropiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit, me kusht mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave.

Helen Mcentee: Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se, nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës evropiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj.

Samuli Virtanen: Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritur që t’i bashkohet BE-së pasi të jenë përmbushur kriteret. Këto dy shtete të unionit do të japin ekspertizën e tyre në projektin prej 5 mln euro të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.