Berisha: Djegia e mandateve, vendim personal i Bashës. Ja pse e bëri

98
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se vendimin për të djegur mandatet e deputetëve në 2019 e mori Lulzim Basha personalisht. 

Lidhur me arsyen e këtij vendimi, Berisha tha se Basha atëherë rrezikonte burgun për dosjen Nik Muzin, lobimin në SHBA, ku po hetohej për pastrim parash.

“Për mandatet është vendim i tij personal. Ia kërkuan gjermanët? Mua s’ma ka thënë këtë. Ai që nuk dogji mandatin ka transkriptuar fjalë për fjalë çfarë u tha në mbledhje. Unë kam thënë është vendim i rëndë, mund të na çojë në fitore, mund të na çojë në katastrofë. Dhe do na çojë në probleme me faktorin ndërkombëtar. Ky ka qenë qëndrimi im.

Unë mendova atëherë se ai besoi se duke polarizuar shoqërinë do të mund të rrëzonte Edi Ramën, sepse atë vendim ai erdhi dhe e pas një proteste dhe gjykoi se protesta do të fuqizohej. Ndaj i thash se mund të na çojë në fitore ose në katastrofë. S’mund të ishte kurrë vendimi im ky. 100% ka gënjyer.

Ky rrezikonte burgun me dosjen Muzin. Fillimisht nuk e kam besuar. E pyeta si shkuan paratë te Nik Muzin? Më tha u krijuan ca grupe shqiptaro-amerikanë dhe unë e besova”, u shpreh Berisha.