Berisha: Basha i futi thikën pas shpine demokratëve

192
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi si thikë pas shpine jo vetëm për të, por edhe për çdo anëtar të PD-së, vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

“Një vendim që shkeli çdo parim dhe moral, në shkelje të statutit të PD, që nuk njeh as sovranitetin e vendit dhe të partisë, që nuk di asgjë mbi vlerat”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri tha se kjo është figura më e shëmtuar që dikush ka bërë ndaj zgjedhësve që votuan dhe i besuan Partisë Demokratike.

“Po kërkoj një ndjesë publike para jush për këtë situatë që është krijuar nga Lulzim Basha në rradhët e demokratëve.

Kam zhvilluar takime me demokratë dhe demokrate, me drejtues të degëve, që më kanë thënë: ne nuk e donim si Kryetar, por e mbështetëm sepsee donit Ju. Unë nuk e njihja në këto përmasa dhe në 8 vite nuk gjen njerëz që ti kem promovuar apo lancuar në PD. Përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i bashkëpunëtorëve të mi dhe asnjëherë nuk i kam thënë gjë, pasi mendoja se ai do të drejtonte me njerëzit e tij.

Kurrë s´më shkonte mendja që anëtarësia e PD do të mendonte se çdo vendim të Lulzim bashës do e mendonin të mbështetur si unë.

Kam qenë dhe mbeten avokat i demokratëve”, tha Berisha.