Berisha: Basha e bëri Kuvendin e PD me 7400 delegatë, ia kalon edhe Partisë Komuniste të Kinës

184
Sigal

Kuvendi Kombëtar i PD-së numëron plot 7400 anëtarë me të drejtë vote si delegatë.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Lushnja se Basha ia ka kaluar edhe Partisë Komuniste të Kinës.

“Kuvendi ynë ka 7400 anëtarë, Kuvendi i partisë më të madhe në Europë, CDU-së ka 900 anëtarë. Kina e ka me 3 mijë delegatë Kuvendin. Të tilla i ka bërë të gjitha forumet. Ka humbur krejtësisht përgjegjësia”, tha Berisha.

Berisha premtoi bërjen e primareve brenda PD ku anëtarësia do të votojë kandidatët për deputetë, kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

“Nëse ne duam të zgjerojmë demokracinë, ne do të fusim primaret, por primaret e vërteta dhe jo kokëposhtë. Ai që do të marrë më shumë vota nga ju, ai do të jetë i pari i listës dhe do të ketë mbështetjen më të madhe. Këshilltarët tuaj nuk ka pse të caktohen në Tiranë, këshilltarët e Lushnjes do t’i keni ju, ata janë deputetët tuaj dhe ata do të zgjidhen. Kemi për të rikthyer referendumin, do të vendosim rregulla. T’i kalojmë sa më shpejt këto momente dramatike të PD, se nuk ka moment më dramatik se kur çon ti si part politke propozimin ëpr të vendosur kontrollin policesk dhe të prokurorisë mbi parlamentin. Cilindo kryetari ia ndërsen deputetit, as Putini nuk e bën këtë, përveç Kim Jong Un ndoshta”, theksoi ish-kryeministri.