Shansi për sulmuesin kroat, ja si pritet të rreshtohet Partizani në derbin ndaj Tiranës

189
Sigal

Problemet me dëmtimet ditët e fundit te Partizani bënë që trajneri Daja të ndryshojë titullarët për sfidën kundër Tiranës. Kundër Kukësit, në sulm e nisi Lukas Kardozo, por pas 15 minutash lojë, braziliani u dëmtua dhe u aktivizua Cara.

Por duket se edhe sulmuesi i ri do ta humbasë sfidën derbi, për shkak dëmtimi. Më në fund, shansi ka mbërritur për Andrija Filipoviçin, i cili pritet titullar kundër bardhebluve. Kroati nuk ka luajtur ende nga minuta e parë në Superiore dhe më në fund, momenti ka ardhur për të.