Berisha: Babai i Brisilda Shehut, Drejtor i Sigurisë së BSH, pse nuk u thirr të dëshmonte?

597
Sigal

Qeveria përveç rënies së ekonomisë në vend dhe pasigurisë, nuk ka bërë asgjë tjetër

 Skandali Bankës së Shqipërisë dhe grabitja e 7.3 miliardë lekëve, ishte dje objekt i analizës së ish- kreut dhe ish- Kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, arrestimi u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa dijeninë e Prokurorit të Përgjithshëm. Pasi dha urdhër për arrestimin e  Fullanit   Kryeministri aktual Edi Rama, shpërndau ministrat në ambasadat e huaja për ta shitur arrestimin si pjesë e lojës së Sali Berishës. Është  e patolerueshme që arrestimi u bë në mënyrë të fshehtë dhe se pas këtij arrestimi  është vjedhur  dosja sekrete e Fullanit nga kasaforta në zyrën e tij. Kjo ishte një nga deklaratat më të forta e bërë mbrëmë nga ish- Kryeministri Berisha  në emisionin “Studio e Hapur” të Nevvs 24. Duke përjashtuar fajësinë e drejtpërdrejtë të Guvernatorit Fullani, Sali Berisha bëri publike faktin se, përgjegjës i drejtpërdrejtë në këtë vjedhje veç hajdutit, ndihmesës së tij dhe transportuesit, ka qenë edhe sektori i sigurisë së BSH-së. Sipas Berishës, babai i Brisilda Shehut është Drejtor i Sigurisë së Bankës së Shqipërisë  dhe jo vetëm nuk është arrestuar, por as nuk është thirrur as edhe njëherë nga Prokuroria për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë që ka në këtë vjedhje.  Arrestimi i Fullanit u bë për shkak të disa gjyqeve që e shoqja e tij ka bërë kundër Edi Ramës. Berisha deklaroi se, ka bërë rreth 5 gjyqe dhe nga këta 3 gjyqe kanë një tendencë, të cilën Berisha deklaroi se nuk dëshiron ta bëjë publike për momentin. Prokuroria shkeli parimin më themelor të njeriut dhe prezumi nga pafajësia është e drejta bazë për këdo, që deri sa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë dhe vendimi i prokurorisë ishte një arrestim Stalinist. Masa e dhënë nga gjykata është pjesë e kësaj loje. Deklarata e Ramës, se unë nuk jam as kryeprokuror dhe as kryegjyqtarë, tregojnë hipokrizinë e vetë Ramës.  Duke folur për bordin e ri, Berisha theksoi se, ‘kam të dhëna se Ermelinda Meksi ka ushtruar presion ndaj bordit për shkarkimin e Fullanit duke u thënë, se po nuk e shkarkuat unë do dal para mediave dhe do deklaroj se ju po mbroni hajdutët”. Gjatë kësaj kohe godina u rrethua nga policët për të treguar se askush nuk do dalë nga godina pa firmosur dorëheqjen e tij.

Vrasja e Azem Hajdarit

Në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe akuzat e bëra nga vëllezërit Haxhija, se vrasja është bërë nga këta njerëz, vëllezërit e tyre dhe njerëz me uniformë, Berisha shprehet se: “Ka pasur suport politik dhe fillimisht unë kisha dyshime edhe për Nanon, por që më vonë më rezultojë e kundërta”.

Analiza e Berishes për qeverinë deri më sot

Analiza 1 vjeçare e qeverisë për Sali Berishën, është  e mbushur me skandale, përçarje kombëtare sikurse bëri me opozitën në Kosovë. Skandali në Nju Jork ku ka fjetur me 4000 euro natën duke thënë se nuk janë paguar nga paratë e shtetit. Po të kujt kanë qenë paratë? Të njerëzve që kanë kapur Kryeministrin. Kjo kërkon analizë.  Skandali i serverit të  tatimeve, drogës, avioni i Divjakës dhe pedofilët ishin pjesë  e kësaj analize të bërë dje publike nga Sali Berisha. Heqja e tvsh-së tek ilaçet bëri që të rriten çmimeve te ilaçeve ,sepse shumicat e kompanive i kanë njerëzit e tyre dhe këta nuk pyesin për shtet. U rritën çmimet e ushqimit dhe energjisë duke bërë që të jemi vendi me çmimin më të lartë në botë përsa i përket këtyre fushave. Në lidhje me ardhjen e Papa Françeskut dhe fjalët e përhapura se do ketë rrezik për atentate, Berisha theksoi se vizita e tij do jetë madhështore. Ai do gjejë mikpritjen më të ngrohtë të shqiptarëve dhe të gjithë ata që përhapin fjalë duhet ta dinë, se do marrin mësimin më të mirë të historisë. Rishikimi i historisë dhe pranimi i vlerave kombëtare të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare ishin të veçantat që Berisha pranoi hapur gjatë këtij rrëfimi…