Ben Blushi: “Taksa e sheshtë shkakton polarizim ekonomik”

529
Sigal

Deputeti Ben Blushi, më në fund ka thyer akullin e heshtjes dhe në rrjetin e vet social, ka shprehur mendimet e tij- sikurse edhe i titullon- për politikën e llojeve të taksave në ekonominë tonë. Ben Blushi, shprehet se ” Taksa e sheshtë është provuar si një nga shkaktarët e këtij polarizimi. Unë e kam të pamundur të pranoj që një njeri që merr 5 milionë lekë në vit të kontribuojë njëlloj si një njeri që fiton 5 milionë euro në vit. Kjo është çështja sot në Shqipëri. Kjo është e papranueshme”. Deputeti Blushi sqaron qe PS-ja me politikën e taksës progresive, nuk ka ndërmend që të marrë paratë nga të pasurit e t’jua shpërndajë të varfërve dhe kjo, sipas Blushit, duhet sqaruar.  Sipas Blushit, PS-ja me taksën progresive,  ka qëllim që të lehtësojë  ” barrën fiskale ndaj një kontingjenti të madh shqiptarësh që punojnë në privat apo shtet, sepse një rrogë mujore në vit e varfëron dhe krijon polarizim. Ne duhet ta kthejmë siç ka qenë deri në 2005-n, 2 apo 3%, ndërsa sot ka shkuar 10%.”.  Ndërsa për politikën e taksës progresive, Ben Blushi shprehet: ” Nëse flasim për taksë progresive, kjo është taksa mbi fitimet për kompanitë e mëdha. Dhe ky është një trend i përgjithshëm europian. Kandidati për President i të majtëve në Francë ka propozuar taksë që shkon deri në 75%. Kjo për Shqipërinë është e palogjikshme sepse është një shoqëri në zhvillim e sipër dhe unë e konsideroj ekstrem t’i marrësh dikujt 75% të fitimit.