Belinda Balluku, së bashku me Ceno Klosin dhe strukturat e Partisë Socialiste në Mbrostar, ka vlerësuar punën intensive që po bëhet në terren.
Ajo theksoi se angazhimi i strukturave të PS është më i madh se kurrë, me një prani të vazhdueshme pranë qytetarëve, të cilët çdo ditë e më shumë po i bashkohen rrugës europiane të Shqipërisë.
Sipas Ballukut, takimet në terren vijojnë me intensitet, duke u fokusuar në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe garantimin e mbështetjes për zgjedhjet e 11 majit.
Belinda Balluku:
Me @ceno.klosi dhe strukturat e Partisë Socialistenë Mbrostar, të cilat po bëjnë një punë si asnjëherë më parë, duke qenë në çdo moment në terren e pranë qytetarëve, të cilët çdo ditë e më shumë po na bashkohen për të dhënë kontributin e tyre në rrugën europiane të Shqipërisë.