Kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri, presione dhe shantazhe me policinë ndaj qytetarëve, reagon fortë LSI

499
Deklarata e kryeministrit Edi Rama nga Kuçova, ku ftoi Policinë e Shtetit të bëhet pjesë e fushatës e të mbledh vota për PS-në, po zbatohet në terren nga Sajmir Tahiri
Frika e humbjes së thellë në 25 qershor, ka detyruar kryeministrin Edi Rama t’i drejtohet me një thirrje publike Policisë së Shtetit, për të dalë në fushatë e për të mbledhur sa më shumë vota për partinë e tij. Kjo deklaratë e fortë dhe e paprecedentë, bërë nga një kryeministër i një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane, i ka dhënë zemër një pjesë jo të vogël të punonjësve të policisë së shtetit. Madje situata ka precipituar edhe më tej. Disa prej figurave kryesore të policisë kanë dalë në fushatë, duke mbajtur edhe kapelen me numrin përkatës të renditjes së PS-së në listë. Ndërkohë, nga ana tjetër, ish-Ministri, Sajmir Tahiri, larguar nga detyra pas kanabizimit të vendit, ka nisur presionet dhe shantazhet në terren. Mësohet se përmes elementëve të dyshimtë, drejtuesve aktualë dhe ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit, shantazhojnë aktivistë të Lëvizjes Socialistë për Integrim. Kërcënimet kanë qenë të hapura. Por ato nuk janë vetëm në kryeqytet. Edhe në rrethe të ndryshme të vendit, policia është hedhur në sulm duke kërcënuar hapur, jo vetëm aktivist, por edhe drejtues të fushatës së LSI-së. Ka ët dhëna se Saimir Tahiri në praninë e drejtorit të spitalit Enkelejd Joti ka telefonuar përfaqësuesin e LSI në këshillin bashkiak dhe e ka kërcënuar me vendin e punës në spital. Tahiri ka vazhduar edhe më tej kërcënimet. Ai ka kërcënuar një simpatizantë të LSI-së në Pezë Helmës të mos merret me fushatë. Por ish-ministri nuk ka qenë I vetëm. Në kërcënime është përfshirë dhe shefi i komisariatit të Vorës. Ish-ministri Tahiri ka kërcënuar personalisht dhe dy simpatizantë të LSI të cilët i ka takuar në lokalet. Në Vorë Policia duket se është përfshirë në fushatë dhe jo vetëm kaq, por hapur kërcënon dhe shoqëron pa asnjë shkak simpatizantë të LSI-së. Për disa orë është mbajtur në polici, përfaqësuesi i LRI, Denis Ibrahimi. Policia ka shkuar deri aty sat ë bëjë presione familjarëve të ndryshëm, që të pranojnë se janë paguar nga LSI kundrejt votës. Ish -drejtori i policisë rrugore Tiranë, Ervin Hasrama, me origjinë nga fshati Muçaj Vorë, u bënë presione bashkëfshatarëve të tij të votojnë për PS. Policia e Shtetit duhet të nisë hetimet për verifikimin e denoncimeve të shumta që shtetasi Agim Kajmaku ofron para në këmbim të votës në fshatrat Prezë, Marikaj, Marqinet dhe Muçaj.
Shefi i SHKB në polici, fushatë për PS-në
Ndërkohë shefi i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme ka kërcënuar simpatizantin e LSI në Prezë, e shefi i komisariatit Vorë, me kërkesë të Belinda Ballukut është rikthyer në detyrë pas 2 javësh dhe kushti që i është vënë është shoqërimi i simpatizantëve të LSI. Vora duket se është bërë fushë beteje, ku Policia e Shtetit është vënë në shërbim të PS-së. Shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Memo Çela, është fotografuar teksa ndodhej në një miting të organizuar nga Partia Socialiste në Vorë. Ai kishte vendosur në kokë edhe kapelën me logon e PS-së dhe numrin përkatës të renditjes së kësaj force në fletën e votimit. Për të gjitha veprimet arbitrare të Policisë së Shtetit i është kërkuar Ministrit të Brendshëm, ndërhyrja e menjëhershme. Por duket se policia tashmë ka marrë zemër nga deklarata e kryeministrit Edi Rama ku i ftoj që të gjithë pas orarit zyrtarë t’i kushtoheshin fushatës me qëllim për të mbledhur sa më shumë vota për Partinë Socialiste. 

Kërcënimet vazhdojnë
Gjatë ditës së djeshme simpatizantë të Partisë Socialiste të mbështetur nga Policia e Shtetit, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj kryetares së LSI-së, Sajmira Laçi, dhe asaj të LRI-së në Pukë, Romina Kuçi. Të gjendur përballë një skandali të tillë, ato kanë bërë një denoncim për ushtrim dhunë psikologjike. Sajmira Laçi kandidate për deputete e LSI në Shkodër, u shpreh se njerëz të Partisë Socialiste u kanë zënë pritë me makina dhe i kanë kërcënuar me jetë. Po kështu ato janë ndaluar pa asnjë shkak edhe nga Policia. Ndërkohë i bëhet thirrje ministrit të Brendshëm të nisë menjëherë verifikimet për rastet e denoncuara. 
Sigal