BE i mbyll derën Shqipërisë/ Komisioneri Hahn iu shmanget pyetjeve për përgjimet e “Bild” dhe për lidhjet e qeverisë së rilindjes me krimin

387
Sigal

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn refuzoi të flasë për përgjimet e “Bild” ku tregohet blerja e votave dhe bashkëpunimi me kriminelë e qeverisë Rama gjatë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme. E vetmja përgjigje që pati Hahn, ishte suksesi aritmetik i vetingut, duke treguar se sa gjyqtarë e prokurorë ishin larguar. Ai nuk foli për realitetin e drejtësisë në Shqipëri, të shkaktuar nga një reformë e hartuar dhe e zbatuar keq, për të cilën ai ka qenë një nga promovuesit më të mëdhenj. Pothuaj të gjitha pyetjet për Shqipërinë ishin për përgjimet e “Bild”, dhe për lidhjen e zyrtarëve të lartë me krimin, por Hahn iu shmang atyre duke deklaruar se, “Shqipëria ka kohë deri në tetor për të ndryshuar mendimin e vendeve të BE-së.”