Covid-19, po rrënon shqiptarët, shërbimet dhe kurimi në shtëpi kushton nga 1 deri 5 milionë lekë

207
Sigal

 

Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimptomatikët, të cilët mund të konsumojnë vitamina, deri në mijëra euro për ata që e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndoshta u duhet dhe trajtim jashtë vendit. Nw bazë të recetave të dhëna nga mjekët gjetën edhe antiviral si favira apo remdesivir që shiten kontrabandë nëpër farmaci .  Çmimi i tyre shkon nga 100 deri në 1200 euro. Çmimi varion edhe për shërbimin në shtëpi nga 30 mijë lëkë të vjetra deri në 50 euro. Një pacient që e kalon covidin jo me shenja të lehta dhe kurohet në shtëpi duhet të paguajë: antibiotikët, antikoagulantët  dhe vitamina  rreth  20 mijë lekë, + 2 kuti antiviralë Favipiravir 24 mijë lekë, + një kurë Remsedivir 360 mijë lekë, +shërbimi i infermieres në shtëpi për 5 ditë , 15 mijë lekë. Në total një pacient vetëm për mjekim harxhon 419 mijë lekeë të reja. Në këtë shumë nuk janë përfshirë ekzaminimet si analizë PCR, analizat paketë kontroll covidi, skanerin, të cilat nëse nuk i bën në privat , duhet të presësh planifikimin në shtet,ndërkohë që covidi përparon dhe pacienti rrezikon jetën nëse nuk merr mjekimin në kohën e duhur . Pra për një pacient kurimi në shtëpi kushton rreth 470 mijë lekë të reja,pa llogaritur qiranë për aparatin e oksigjenit.