Bashkia Vorë, si “koshere bletësh”, Bregu : Një vendim i tillë ka si qëllim vetëm efektet elektorale

249
Sigal

Bashkia e Vorës ka vendosur që për muajt e zgjedhjeve të rrisë në mënyrë fiktive numrin e punonjësve të saj. Një dokument i kësaj bashkie tregon për lidhjen e kontratave me 73 punonjës të rinj.

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu thotë se një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe ka si qëllim vetëm efektet elektorale. Ai i kërkon KQZ të nis hetimin administrativ për këto shkelje.

“Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, jo vetëm që ka shtuar 73 punonjës, por njëkohësisht i ushtron presion 473 punonjësve, me transferimin nga vendi i punës për shkak të ristrukturimit.

Përveç KQZ, e cila duhet të fillojë menjëherë hetimin administrativ, i bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të ” Shpërdorimit të detyrës”,- shprehet Bregu në një postim në rrjetet sociale.