Basha, takime në Uashington: E papranueshme prania e krimit në politikë

538
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, si zbatimi i dekriminalizimit, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe reforma në drejtësi janë në qendër të axhendës së liderit të opozitës. 
Fillimisht zoti u prit në Uashington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut, ku iu përgjigj interesit të zv.presidentëve të këtij këshilli, Damon Wilson dhe Fran Burwell, mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri e rajon. 
Në fjalën e tij, Basha e konsideroi të papreçedent për një vend demokratik dhe aq më tepër anëtar të NATO-s, që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, “të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge dhe plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit”, tha Basha. 
Kreu i PD tha se, sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve, por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh, “të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe konçesioneve”, deklaroi Basha.
Sigal