Basha sulmon mbështetësit e Berishës: Erdhët me pantallona të grisura në vitin 2005 dhe sot janë…

191
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk i ka kursyer sulmet as ndaj mbështetësve të ish-Kryeministrit Berisha, për të cilët tha se në vitin 2005 kanë ardhur me pantallona të grisura dhe sot janë aksionerë bashkë me Veliajn dhe Ramën.

Basha nuk ka ngurruar t’i quajë llumi i qeverisjes së PD-së këta mbështetës të Berishës. Ndërkohë Basha shtoi se skenat e para sot në Seli janë thjesht frika e Berishës nga Kuvendi i 18 dhjetorit.

“Njerëz që kanë ardhur me pantallona të grisura në vitin 2005, që sot janë bashkë me Veliajn, Ramën aksionerë. PD do të qëndrojë fuqishëm në misionion tonë euroatlantike. Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Kjo traditë deri më sot nuk ka egzistuar organizatë anti-amerikanëe në Shqipëri, por Berisha e ka thyer këtë traditë. Pa SHBA-të ne nuk do arrinim të krijonim shtetin apo të bënim të pavarur Kosovës. Nuk do të arrinim dot të ishim pjesë e NATO.

Pra pa SHBA-të dhe vendimet e vendeve të BE-së, ky komb do të kishte fat ndryshe. Ne mund t’i fajësojmë sa të duam, por shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën. Ky realitet do të ndryshojë vetëm me SHBA-të. Ata që pamë sot janë llumi i Shqëipërisë, kanë qenë llumi i PD-së. Me gënjeshtrat e tij të paturpsme, me fyerjet ndaj demokratëv. Nuk ka lidhje me PD-në ato që patë nga shkallët e partisë. Pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit. Vetëm ai e ka frikë, askush tjetër. Demokratët po presin që bashkimi i madh t’i japë përgjigje të prerë të shkuarës”, tha Basha.