Basha: Rama destabilizoi Shqipërinë, krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin

317
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mendohet mirë me hapin e radhës që do të ndërmarrë, pasi është jashtë ligjit. Ai përsëriti për të disatën herë se në 18 qershor zgjedhje nuk do të ketë zgjidhje pa opozitën, duke i bërë thirrje kryeministrit të tërhiqet. 

Basha: Rama dhe çeta e tij politike që nuk i shërbeu asnjë ditë halleve të shqiptarëvre ta mendojë mirë hapin tjetër që hedh. Jeni jashtë ligjit, jashtë moralit, jashtë politikës dhe të tillë do të trajoheni nëse nuk tërhiqeni menjëherë. Votim monist më 18 qershor nuk do të ketë, votim pa opozitën nuk do të ketë. Ne bashkohemi për të nisur më 13 maj themelimin e Republikës së re për çdo qytetare e çdo qytetar shqiptar. Njohim e do të njohim vetëm këtë Republikë të re, bëhuni pjesë e konsensusit ose përballuni me qytetarët.

Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se gjatë këtyre katër viteve Rama ka destabilizuar vendin. Ai ripërsëriti akuzohet ndaj kreut të ekzekutivit se qëllimi i tij është që të diktojë zgjidhjet me paratë e krimit dhe drogës.

Basha: Rama ka disa ditë që flet për destabilizim, në fakt Rama e destabilizoi Shqipërinë me themele në këto 4 vite. Faktorët kryesore të destabilizmit janë krimi në institucione, me deputetë kriminelë, kryetar bashkie kriminelë, me drejtorë kriminelë.

Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, kurse ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin.

Dy janë qëllimet e Ramës sipas kreu të PD Basha: 

Basha: Plani i tij është ti shmangë të dyja, mos ketë as zgjedhej as reformë në drejtësi. Po i ka bërë planet pa hanxhinj, hanxhija nuk jam unë as PD, sovrani të cilin e ke përjashtuar nga llogaritë, por që do të jap shumë shpejt llogari përpara popullit shqiptar.