Ilir Vata: Meta, çelësi i dialogut

836
Meta solli një politikë ndryshe në Shqipëri, pasi ndihmoi kolorin politik, zbuti kryeneçësinë e partive të mëdha që e kishin shndërruar në monopol politikën, u dha shpresë dhe mundësi dhe partive të tjera të kenë aksesin e duhur

Presidenti pa asnjë kompleks me të shkuarën diktatoriale, një student i dhjetorit 1990 që hyri në politikë dhe arriti një karrierë të suksesshme në postet më të larta të shtetit, madje së fundmi dhe President i Republikës, që më herët bëri LSI i qëndroi gjithë presionit për të qenë përcaktues në politik, rol që e mban dhe sot.

Pas afro tri dekadash politika ka mbetur mes të shkuarës dhe të ardhmes dhe duhet vetëm një pakujdesi, apo papërgjegjshmëri që vendi të rikthehet 27 vite pas, aty ku e nisëm pas rënies së diktaturës dhe ky duket si një fataliteti për shqiptarët dhe Shqipërinë. Dialogu politik për më shumë se dy muaj ka dështuar dhe javët e fundit ka kaluar përmes konsumimit të dy seancave të dialogut, mes opozitës dhe mazhorancës, nën kujdesin e presidentit në detyrë Nishanit, por palët janë ende larg, për sa i përket marrëveshjes politike, sepse në fakt duhet të kishte folur Presidenti i sapo zgjedhur, Ilir Meta. Presidenti i sapo zgjedhur Meta prej vitesh dhe kryesisht kohët e fundit ka qenë në qendër të balancës politike të stabilitetit politik në Shqipërisë dhe muajt e fundit ka luajtur një rol dominues për ta mbajtur larg konfliktin, por ende nuk ka folur në mënyrë definitive, pasi pret që të gjitha palët të jenë leale në këtë përpjekje për stabilitetin e vendit, duke lënë të gjithë aktorët të jenë kontribuues. Të gjithë besojnë se Meta ka diçka për të thënë dhe të gjithë e presin, pasi ai ka krijuar besimin qytetar se në momentin vendimtar do vë të gjithë asetet politike në shërbim të dialogut, ashtu siç bëri për reformën në drejtësi që arriti konsensusin historik, ku mbërriti në maksimumin e pajtimit me 140 vota, pro reformës në drejtësisë, duke marrë përgëzimet edhe të ndërkombëtarëve dhe aktorëve strategjikë të Shqipërisë, BE/SHBA. Gojëligët vollën vrer kundër Metës, çfarë nuk thanë, duke dalë jashtë çdo mendimi njerëzor, madje e përbaltën si të korruptuar, që s’e do reformën në drejtësi, madje i treguan dhe burgun, por Meta i sfidoi të gjithë, duke u dhënë një shuplakë të fortë atyre që hamendësuan dhe vazhdoi ta bëjë edhe me votimin e Vetingut, madje edhe me thirrjet për dialog. Në këtë rrugëtim të ashpër, të pa latuar, gjithë vraga e dashakeqësi të politikës shqiptare, Meta vazhdoi i qetë, por diçka të rëndësishme tha në shërbim të dialogut duke vënë të gjitha mandatet në dispozicion të një akordi për të shkuar në zgjedhje bashkë me opozitën, madje deklaroi se pluralizmi politik ka ardhur që 1991 dhe s’mund ta zhbëjmë tani pas 27 vitesh. Serish të gjithë mendojnë, se Meta heshti tani që u bë president i Republikës së Shqipërisë, por në fakt tani është në detyrën kushtetuese për të arritur dialogun, por pret momentin final për të folur dhe, me siguri do të bëjë atë që duhet për shqiptarët dhe për Shqipërinë pa më të voglin dyshim, por nuk ka folur ende… President pa asnjë kompleks me të shkuarën diktatoriale, një student i dhjetorit 1990 që hyri në politikë dhe dhe arriti një karrierë të suksesshme në postet më të larta të shtetit, madje së fundmi dhe President i Republikës, por më herët bëri LSI dhe i sulmuar nga palët e mëdha ai qëndroi në qendër mes gjithë presionit për të qenë përcaktues në politikë, rol që e mban dhe sot. Meta solli një politikë ndryshe në Shqipëri, pasi ndihmoi kolorin politik, zbuti kryeneçësinë e partive të mëdha që e kishin shndërruar në monopol politikën, u dha shpresë dhe mundësi dhe partive të tjera të kenë aksesin e duhur. Meta u vendos në qendër të balancës politike. Politika ka hyrë në një fazë të re, në Shqipëri sepse zgjedh një president i ri në të gjithë dimensionin politik, mbase i pari që s’ka lidhje me të shkuarën diktatoriale, por me të ardhmen dhe integrimin e vendit në BE dhe mbase ndryshimi për një politikë të re duhet nisur nga kreu i shtetit dhe me sa duket tani jemi në një fazë të re zhvillimi politik. Të gjithë i kanë sytë dhe veshët nga Meta dhe presin që të flasë për të zgjidhur dialogun. Fundja politikanët shqiptarë duhet të heqin diçka nga vetja për të fituar shqiptarët dhe Shqipëria dhe më herët presidenti Meta e tregoi kur tha “lë të gjitha mandatet në shërbim të dialogut duke respektuar pluralizmin politik dhe pjesëmarrjes së të gjithë subjekteve politike në zgjedhje”. Pas zgjedhjes së presidenti të ri, politika u mundua ta shmangë në dialog duke krijuar idenë, se Meta tashmë u mënjanua që la postin e LSI, madje shkojnë aq larg në ëndrrat e tyre oreks-pangopurit sa kjo forcë politike, gjoja nuk do të ketë rolin që kishte për të qenë balancuese e politikës. Por harrojnë se të gjitha mundësitë që posedon Meta nuk janë shfrytëzuar dhe me gjasa në momentin e duhur do të jetë Presidenti Meta që do të shuajë zjarrin politik, sepse ai është çelësi i dialogut.
Sigal