A janë nën hetim vëllezërit Tare? Drejtësia flet për skemën e pastrimit të parave në Itali, kalimin nga Parajsat fiskale në Shqipëri dhe rikthimin në Itali si të pastra

1043
Sigal

Dalin në dritë të dhëna të reja rreth operacionit të pak ditëve më parë në Itali, ku u godit një grup i organizuar me shtrirje në disa shtete të Evropës që kontrollonte bastet online. Autoritetet italiane konfirmojnë se vëllezërit Tare nuk rezultojnë të jenë në përfshirë në skemën e pastrimit të parave nëpërmjet basteve online. Në dokumentet e lëshuar nga Prokuroria e Barit thuhet se Igli Tare dhe Agron Tare nuk janë persona nën hetim. Emri ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit dhe i vëllait te tij u përmendën gjatë një operacioni të pak ditëve më parë, përveç Italisë u shtri edhe në disa shtete të tjera. Rrjeti mafioz u godit pas hetimit që zgjati disa muaj. 68 persona u arrestuan dhe mbi 1 miliard euro asete u sekuestruan në zonat e Pulias, Kalabrisë dhe Sicilisë. Por aktiviteti shtrihej në shumë vende të tjera të Evropës, përfshi edhe Shqipërinë. Grupet mafioze blinin kryesisht në Maltë licencat për të hapur baste online, duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar. Fitimet ishin investuar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Një fakt që shtoi dyshimet lidhur me personat e përfshirë, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat. Por çfarë roli ka pasur tjetër Shqipëria në gjithë këtë histori? Skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Kuraçao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze. Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Kuracao, në ishull në Karaibe, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra, – shkruan gazetaexspress.com