Basha paralajmëron protesta: Të rinisim kontaktin me qytetarët

398
Sigal

TIRANË:- Një ditë pas zgjedhjes së kryesisë së re të PD-së, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e rinj për t’ i dhënë porositë e para, që duken se kanë të bëjnë me shqetësimet që PD-ja prej kohës i ka bërë publike. Përpara drejtuesve të rinj, kreu i PD-së Lulzim Basha lë të kuptohet se shumë shpjet do të rinisin protestat, të cilat sa vijnë dhe zgjerohen më shumë. “Të rinisim kontaktin e vazhdueshëm me qytetarët për t’ i ofruar asistencë ligjore dhe për të denoncuar çdo padrejtësi që i bëhen. Në PD kanë mbërritur denoncime të heqjes së mësuesve nga puna, të cilët kanë arsimin dhe profilin e duhur. Departamentet përkatëse të japin asistencën e tyre ligjore. Ne do të jemi aty ku kanë nevojë qytetarët, ne nuk do t’ i lëmë të braktisur, do të jemi në ballë të protestës së tyre, protestë që sa vjen dhe zgjerohet. ”Në nisje të mbledhjes së tij, kreu demokrat falënderoi dhe përgëzoi të gjithë anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike.