Emin Subashi: Në 18 Qershor e ka radhën sovrani

531
Sigal

Ka 26 vite që në media dhe propagandë kafenesh, flitet për kompani të tilla lobingu të tipit Soros që kanë monitoruar dhe inkurajuar fushata zgjedhore të partive politike që kanë sjell të vetmin produktivitet, në parlament e në ekzekutiv krimin, i cili është ulur këmbëkryq në institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar siç është drejtësia.Propagandën dhe lobingun politik në fushatat zgjedhore duhet ta bëjë votuesi dhe jo kompani të tilla që i rrëmbejnë këtij populli këmbëzbathur miliona Euro dhe dollarë. Gjithë kjo para nga dy krahët e politikës nga del dhe ku shkon. Kush ka interes që në parlament dhe strukturat e shtetit të vijnë njerëz të gjithëpushtetshëm pa asnjë begraunt arsimor e kulturor me diploma të falsifikuara,që abuzojnë me pushtetin për afera nga më të ndryshme korruptive duke vënë pasuri të paluajtshme marramendëse. Sigurisht krimit dhe korrupsionit i intereson një gjasë e tillë .Zgjedhjet politike të vitit 2017 mendojë se do të jenë të vështira për dy partitë e mëdha PS dhe PD. Për të krijuar mazhorancën e nevojshme qeverisëse të një krahu. Pra është e nevojshme krijimi dhe funksionimi i një koalicioni të qëndrueshëm me Partitë e vogla politike,të cilët dhe ata kanë kontributet e tyre vlerësuese,siç mund të shikohen në zgjedhjet politike të Qershorit 2013 dhe ato lokale 2015, ku e majta është triumfuese në këto zgjedhje. Po më 18 Qershor 2018,kjo është një përgjigje pak e vështirë, pasi ka filluar një luftë e fshehtë dhe e hapur brenda koalicionit. Disa eksponent në administratën shtetërore po krijojnë probleme shpërndarjesh ndaj aleateve,që e ka shqetësuar opozitën, kuptohet për këta politikanë të marrin në mbrojtje gjoja aleat brenda së majtës. Partia socialiste si parti e koalicionit duhet të ruajë qetësinë brenda në koalicion dhe të distancohet dhe të ndëshkojë dhe në radhët e saj, të gjithë ata element turbullues, të cilët për interesat e tyre, çështje qokash apo afera korruptive, duke krijuar pakënaqësi dhe kontradikta të panevojshme në koalicion ,dhe që padyshim do të japë efekte negative në rezultatin zgjedhor, në raste se nuk goditet tani ky fenomen revansh i keq. Një përkujdesje e tillë do ta ndihmonte të majtën për të garantuar fitoren e zgjedhjeve.
Shpresat duhet mbajtur tek puna këmbëngulëse që bën partia socialiste dhe aleatet e saj me zgjedhësit në zonat elektorale, duke punuar derë më derë e kokë më kokë me zgjedhës, pasi ka shumë votues të zhgënjyer dhe që kanë humbur besimin.