Basha para manifestimit: Detyra ime të mblidhem në mbrojtje të kushtetutës

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka konfirmuar pjesmarrjen në manifestimin e 2 Marsit, thirrur nga Presidenti Meta.

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i opozitës u shpreh se si qytetar i vendit, si bashkëshort dhe si prind, është detyra e tij të mblidhet së bashku me bashkëqytetarët në mbrojtje të kushtetutës.

NOA

Më herët, Partia Demokratike, përmes sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, iu ka bërë thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkohen manifestimit të së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.