Denoncimi i fortë i Metës/ Si i ndau Rama 100 milionë euro me oligarkët

469
Sigal

Në javën që i parapriu tubimit të 2 marsit, presidenti Meta e ka alternuar fushatën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe denoncimin e përpjekjeve të Rilindjes për të kapur gjykatën kushtetuese me pohimin se ai do të denoncojnë në SPAK kuvendin e Shqipërisë, për grabitjen më flagrante që i është bërë buxhetit të shqiptarëve.

Kjo manovër që rreket të dëshmojë se Edi Rama do të kontrollojë drejtësinë në mënyrë që grabisë sa më lehtësisht së basku me oligarkët e tij, mbështetet në një pikë ku kryeministri duket se është i kapur mat. Bëhet fjalë për miratimin e ligjit antikushtetues për përgjysmimin e dividentit të shoqërive aksionere që zbriti nga 15% në 8 %. Dhe kjo, pëkërisht këtu është shkelja, u bë dhe me efekt prapaveprues, pra edhe për vitet që tashmë kishin kaluar, gjë që kushtetuta e ka të shkruar që e ndalon rreptësisht.

Po si është kjo histori që presidenti po e ringre me forcë në sipërfaqe?

Më 3 dhjetor 2018, me propozim të qeverisë, parlamenti votoi një ligj, që përgjysmonte shumën e parave që çdo aksioner i një shoqërie tregtare, duhet të paguante në shtet, pasi kishte tërhequr fitimin nga kompania ku bënte pjesë. Kjo dhuratë që iu bëhej për vit të ri super të pasurve, dhe që u falte atyre para që zakonisht sipas specialistëve nuk injekotohen në ekonomi, por përdoren për shpenzime luksi, si makina të shtrenjta udhëtime, etj, përbënte në vetvete një skandal. Ajo jo vetëm ishte një njollë morale për një qeveri të majtë të nënshtruar ndaj interesave të milionerëve, por ishte mbi të gjitha një shkelje ligjore. Pasi kushtetuta e ndalon në mënyrë taksative faljen e detyrimeve edhe me efekt prapaveprues. Por Rama kishte palnifikuar pikërisht këtë tu’a përgjysmonte tatimin që do paguanin për dividnetin e pashpërndarë njerëzve pranë tij, që nuk e kishin shpërndarë atë prej vitesh.

Nuk kaluan shumë ditë dhe presidenti e ktheu ligjin mbrapsht. Argumentat e tij ligjorë fokusoheshin tek shkelja e kushtetutës. Fjalori i tij politik linte të kuptohej se kishte një marëveshje të fshehtë mes kryeministrit dhe njerzve më të pasur të vendit, që nuk e kishin ndarë dividentin prej vitesh, me synimin se Rama do u’a bënte këtë dhuratë.

Po çndodhi pasi presidenti ia ktheu ligjin kuvendit. Parlamenti u soll si një bandë e mirfillte banditeske. Të mos harrojmë se ishte ende koha kur opozita qe prezente aty dhe nuk i kishte djegur akoma mandatet. Aq detyrues qe me sa duket pakti i Ramës me oligarkët, sa ia përçudnoi edhe formalisht çdo procedurë.

Sipas rregullores një ligj i kthyer nga presidenti fillimisht duhet ti dërgohej komisionit të ekonomisë, që atë kohë kryesohej nga “jakobini i pakorruptueshëm” Erion Braçe që për akte si ky u gradua zv/kryeministër. Po sipas rregullores, ky komision ishte i detyruar të hartonte një raport 48 orë përpara se ligji të rishqyrtohej në seancën parlamentare. Komisioni ishte i obliguar që gjatë shqyrtimit të thërriste për dëgjim edhe përfaqësuesit e presidencës që e kanë kundërshtuar ligjin.

Por të gjitha këto proceduar u shkelën në emër të gryksisë për të ndarë paratë.

Brenda një dite komisioni ekonomisë u mblodh fshehtas në një skutë, për të hedhur poshtë kthimin e ligjit nga presidenti. Duke nëpërkëmbur tre nene njherësh pra pa lajmëruar opozitën, pa thirrur juristët e presidencës dhe pa përfillur afatin 48 orësh.

Proceduar që filloi të enten e fundit të dhjetorit 2018 në 16 00 të pasdites katër orë më pas u depozitua nga Taulant Balla në sekretarinë e kuvendit që normalisht nuk ishte më në orar zyrtar. Dhe në ora 22 00 të natës të së enjtes deputetët e shumicës ngritën duart për herë të dytë për të ulur dividentin nga 15% në 8% duke i falur miliona euro një grushti oligarkësh.

Sot kur ka kaluar një shumë se një vit nga kjo grabitje ne mund të bëjmë edhe bilancin e saj. Sipas shifrave të bëra publike nga ministria e financave, raportohet se vetëm 9 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, njerzit më të pasur të vendit ndanë menjëherë plot 1.2 miliardë euro dividentin e vitit 2018 por edhe të viteve parardhëse. Me një llogari të përafërt, buxhetit të shtetit i’u zhvatën me një dorë afro 100 milionë euro (vetëm nga përgjysmimi me efekt prapaveprues i taksës nga 15% në 8%). Llogaria se në ç’farë xhepash përfunduan ato nuk ka nevojë për koment. Vetëm një hetim i thelluar mund të nxherrë se kush ishin ata emra të pasurish që nuk kishin ndarë prej vitesh fitimin dhe e bënë këtë pasi morën dritën jeshile nga Rama.

Pikërisht në emër të tyre u shkel kushtetuta dhe u bë pluhur dhe hi çdo ligj dhe rregullore e kuvendit.

Tani pyetja është përse Ilir Meta e rimer edhe njëherë një argument për të cilin ka bërë betejë një vit e ca më parë. Përgjigjja është e thjeshtë dhe ajo është politike. Për tu treguar qytetarëve që puna nuk është vetëm tek kapja e Gjykatës Kushtetuese, por për të dëshmuar se ata që kërkojnë të bëjnë këtë, kanë një qëllim: të vjedhin pa hesap.