Basha nuk i shpoi, por ia “fryu gomat” pushtetit të “Rilindjes”

398
Ditën që protesta e çadrës së “republikës së re” mbushi të 40-at, “krye-çadristi” Lulzim Basha, pasi i thanë që “Rilindja” nuk rrëzohet dot me protestues çadre që ushqehen me fara, bëri thirrjen e rekomanduar nga “regjia”, me kërcënime për sulm fizik. Jo me armë, por me lojë luftash në lagje. U bëri thirrje “republikanëve të rinj”, që të vërsuleshin mbi “Rilindjen” për t’u thyer xhamat e zyrave dhe për të shpuar gomat e makinave! Po çfarë ndodhi? Pas 90 ditësh nën çadër, “krye-republikani i ri” i tre posteve ministrore të “Republikës së vjetër”, doli prej çadrës dhe u fut në “shtrungën e Rilindjes”, duke mos ia shpuar, por duke ia fryrë gomat “Rilindjes” e, madje edhe duke hipur si “fatorino” në :”makinën rrangallë” krimi, korrupsioni e trafiku droge të “Rilindjes”, siç e quajti prej 90 ditësh!
Sigal