Presidenti Nishani takim me reporterët e KiE, diskutim për zgjedhjet 2017

442
Sigal

Presidenti  Bujar Nishani, gjatë një takimi me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko Joseph O’Reilly, ka deklaruar se duhet shmangur me çdo kusht kapja  institucioneve të drejtësisë gjatë procesit të hartimit të ligjeve.

Sipas kreut të Shtetit vetëm kështu do të arrihet zbatimi efikas i kësaj reformë.

“Duke pohuar rëndësinë e përparimit të këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe miratimin gjithëpërfshirës të paketës shoqëruese ligjore, Presidenti theksoi pritshmërinë e lartë që ka krijuar ky proces tek qytetarët shqiptarë. Në këtë kontekst Presidenti Nishani theksoi se duhet shmangur me çdo kusht kapja e këtij procesi dhe institucioneve që krijohen prej tij nga çdo grup interesi, pasi vetëm kështu do të arrihet zbatimi efikas i tij në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë” thuhet në njoftimin  për shtyp të presidencës.

Nishani ka shprehur shqtetësimin mbi atë që ai e cilëson  rrezik që i kanoset institucionit të votës së lirë dhe penetrimit gjithnjë e më të hapur të krimit në manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve.

“Presidenti Nishani theksoi se ky është një rrezik eminent që i kanoset demokracisë shqiptare, i cili duhet adresuar pa humbur kohë dhe në mënyrë të prerë nga të gjithë aktorët, përfshirë asistencën nga partnerët ndërkombëtarë”

Me zyrtarët e lartë europianë presidenti ka shprehur shqetësimin e pronarëve për trajtimin e pronave të tyre, dhe të personave të persekutuarve politikë prej regjimit komunist.

“Kreu i Shtetit solli në vëmendje mungesën e përparimit në plotësimin e angazhimeve që ka marrë Shqipëria në kuadër të dy rezolutave të miratuara nga Këshilli i Evropës në vitet 1996 dhe 2006, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, dhe domosdoshmërinë për t’i adresuar menjëherë ato me vendosmërinë dhe përmasën e merituar”