Basha: Njeriu që i bëri elozhe Ramës në Cakran kultivuesi më i madh i kanabisit

433
Pak orë pasi një simpatizant i deklaruar i PD-së i bëri thirrje Lulzim Bashës të takonte kryeministrin Edi Rama dhe të dilte nga çadra e protestës, vjen edhe reagimi nga kampi opozitar.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një mesazh nga një qytetar dixhital i cili e identifikon banorin si një trafikant hashashi dhe zaptues pronash.

STATUSI I BASHËS
Njësoj si Ramizi me Vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit në ditët e fundit të Republikës se Vjetër:
“Për dijeni tënden Kryetar ai qytetari që bisedonte në Cakran me Ramën dhe që bënte humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar tokën e pronarëve të ligjshëm. Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj që bisedoi sot me Ramën në Cakran është trafikanti dhe kultivuesi më i madh i hashashit në Cakran. Që nuk bën asnjë punë dhe shëtit me makinë mbi 50 mijë euro. Prandaj dhe ky i bënte elozhe Ramës dhe ironi Bashës sepse vetë Rama e di që ky Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin.”
Sigal