“Basha njeri primitiv…”/ Berisha “shpall fitoren”: Rama festoi para kohe, 4200 firmat janë të sakta

183
Sigal

SARANDË – Ndërkohë që në PD, po zhvillohet një debat nëse 4200 firmat e mbledhura nga Sali Berisha janë të sakta, ish-kryeministri u zhvendos me “Foltoren” e tij këtë të premte në Sarandë.

Ish-kreu I PD deklaroi se Edi Rama I bëri llogaritë gabim dhe festoi para kohe rënien e PD-së. Sipas, ish-kryeministrit, “Foltorja” ia doli të mblodhë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe për “të marrë në dorë fatet e vendit”.

“Ne që çmontuam sistemin komunist, ne do çmontojmë narkoshtetin”, deklaroi Berisha para demokratëve të Sarandës.

“Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë, si një akt shpëtimtar për PD dhe pluralizmin politik në Shqipëri. Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit. Ai mendoi se i lau duart me PD-në. Mendoi se do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend. Edi Rama u gabua shumë rëndë, sepse llogariti peng kryetarin, por nuk llogariti demokratët që nuk shiten, që nuk nënshtrohen. Do ngrihemi opozitë vigane, fitimtare. I çuam Edi Ramës mesazhin më dridhërues. E garantoj se kohën e ka të shkurtër. Ne që çmontuam sistemin komunist, ne do çmontojmë narkoshtetin”

Ish-kryeministri e quajti “Foltoren” “mrekullia shqiptare”, ndërsa u shpreh se 4200 firmat janë legjitime.

“Foltorja është mrekullia shqiptare. Pak ditë më parë 4200 firma u dorëzuan. Që të gjitha me emër dhe mbiemër, me funksione, me numrin e kartës së identitetit dhe të anëtarësisë. E paimagjinueshme. Drita e tyre verboi selinë, kryetarin e saj pa parti. Mund t’u bëj një pyetje, keni konstatuar ndonjë takim pas zgjedhjes së tij që ai bëri për karrigën e vet. Asnjë të vetëm. Atë e ka pushtuar një frikë e tmerrshme. Jo nga pushteti, se është në ujdi, por nga ju. Frikën që ka nga ju e demonstroi në mënyrë primitive. Se njerëzit primitive jetojnë me frikë. Tmerri, jo vetëm i atij, por edhe I kreut të meduzës janë firmat tuaja”, tha Berisha.