Dy aksidente brenda 2 orëve në të njëjtin vend, plagosen 2 këmbësore në Durrës

167
Sigal

DURRËS –  Dy aksidente janë regjistruar në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit në Durrës, në harkun e dy orëve.

Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 15:20, në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, ku një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin  S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M.. Këmbësori ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, aksidenti i dytë u regjistrua rreth orës 17:20, po në aksin rrugorë Stacioni i Trenit -Ura Dajlanit. Policia njofton se një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.