Tiranë, arrestohen 2 persona, autorë të vjedhjeve të 3 banesave

485
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në banesa.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dyqanet” u bë ndalimi dhe arrestimi i Xheni Hysenbegasi, 25 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Florian Drushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Dhunim banese” dhe “Vetëgjyqësi”.
Policia sqaron se sipas hetimeve të bërë nga Specialistët për Krimet është bërë dokumentimi i tyre me prova ligjore dhe ka rezultuar se këta dy persona ishin autorë të vjedhjeve në banesat e shtetasve A. B, M. N dhe N. V.
Në banesën e shtetasit Florian Drushku, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: municione luftarake dhe 3 aparate telefonik celular të markave, “Samsung”, “Nokia”
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të municioneve luftarake”
Sigal