Basha nga Elbasani/ Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Nuk do ketë më pazar në kurriz të shqiptarëve

378
Sigal

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë edhe njëherë të qartë se e vetmja rrugë që do të ndjekë Partia Demokratike është zgjidhja evropiane. ‘Dua ta them qartë nga Elbasani. Se miqve tanë ndërkombëtarë u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e zgjidhjes politike në vend. Se kjo zgjidhje politike duhet të ndjekë vetëm një rrugë, rrugën e normave, rrugën e parimeve dhe standardeve evropiane. Në cilin vend të Evropës do kapej kryeministri duke futur në parlament 19 përdhunues dhe nuk do jepte dorëheqjen. Në cilin vend të botës i kapen dy ministra të brendshëm të lidhur me drogën dhe nuk jep dorëheqjen. Ne nuk do të pranojmë asnjë standard që nuk ka lidhje me Evropën. Parimi i largimit të Edi Ramës është i panegociueshëm”,

Basha: Zgjidhja politike vjen vetëm me largimin e Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin

Betejës së shqiptarët për liri sa vijnë e u shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, i bazuar tek bashkëpunimi me krimin. Dhe ky parlament ka pushuar së ekzistuari për opozitën, për shqiptarët e bashkuar. Çdo akt i tij është ilegjitim, nuk e njohim dhe do ta zhbëjmë. Minjtë e ndjejnë frikën dhe kanë nisur të flasin për qeveri të përbashkët Basha-Rama!! Po ua them që këtu, këtë betejë nuk e nisëm për të marrë pushtet në tavolinë, por për standarde. Nuk dua pushtet krimi. E them qartë: Pazar në kurriz të shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë”. Zotimi im si kryetar i PD-së, si kryetar i opozitës së bashkuar, para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti I qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë!