Arrestohet babai “i çmendur”, përdorte pistoletë elektrike për të disiplinuar fëmijët

548
Sigal

Një japonez ka përfunduar në prangat e policisë pasi përdorte një pistoletë elektrike për të disiplinuar të tre fëmijët e tij.

Rasti që pason një seri abuzimesh me fëmijët ka nxitur anëtarët e parlamentit japonez që të diskutojnë për ndalimin me ligj të ndëshkimit trupor.

Babai 45-vjeçar, i cili jeton në qytetin Kitakyushu (në jug), i tha policisë se e përdorte armën kur dy vajzat e tij të moshës 17 dhe 13 vjeç dhe djali 11 vjeç, ” thyenin rregullat”.
Siç raportojnë mediat, djali kishte një shenjë djegie në dorë, ndërsa vajzat nuk kanë dëmtime të dukshme.

Një seri abuzimesh me fëmijët kanë tronditur publikun japonez gjatë viteve të fundit. E tillë ishte edhe vdekja e një vajze 5 vjeçare vitin e kaluar, për shkak të dhunës dhe lënies pa ushqim nga i ati në emër të “disiplinimit”.

Kryeministri Shinzo Abe tha pastaj se vdekja e të rinjve ishte “tronditëse” dhe premtoi të merrte masa për të parandaluar raste të reja.

Parlamenti japonez i Japonisë miratoi të martën njëzëri një paketë masash për të ndaluar ndëshkimin trupor të prindërve të fëmijëve të tyre, duke hapur rrugën për miratimin e ligjit të rishikuar gjatë mandatit aktual parlamentar.

Më shumë se pesëdhjetë vende në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në Evropë, kanë miratuar ligje që ndalojnë ndëshkimin trupor të fëmijëve, të cilat shumë studiues theksojnë se janë në çdo rast të paefektshme sa i përket qëllimit të tyre, vendosjes së disiplinës.

Japonia pritet të bëhet vendi i tretë aziatik që do të ndalojë ndëshkimin trupor të fëmijëve pas Mongolisë (2016) dhe Nepalit (2018).