Sot raporti i komisionit Evropian/ 3 shtete të BE-së i thonë “Jo” Shqipërisë, ndërsa “Pro” Maqedonisë së Veriut. Shkaku: Korrupsioni dhe Gjyqësori

600
Sigal

DW/ Raporti i KE për hapjen e negociatave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “OK” Maqedonisë së Veriut

Franca, Belgjika dhe Holanda i thonë “NO” Shqipërisë

Sot Komisioni Evropian do të dorëzojë raportin e saj për progresin e vendeve të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në Samitin e Berlinit kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev deklaroi para Merkel dhe Macron se nëse BE-ja nuk hap negociatat për anëtarësim të vendit të tij, atëherë ai do të japë dorëheqjen. Duhet thënë, se Zaev, së bashku me kryeministrin Tsipras është arkitekti i marrëveshjes Greqi – Maqedonia e Veriut, për emërtimin e ri të këtij shteti, pas ngërçit dhe konflikteve politike dhe diplomatike që nga 1991. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha detyrimet e integrimit, prandaj, edhe KE do të raportojë “OK” e saj për hapjen e negociatave.

Shqipëria mbetet për në vjeshtë, për të dytën herë…

Në Bruksel kjo ngjarje, që vitet e mëparshme është shoqëruar me shumë aktivitete, këtë herë ndodhet nën hijen e Samitit të Jashtëzakonshëm të vendeve anëtare, të cilat duhet të vendosin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit të BE-së. Këto raporte rekomandojnë shumë veprime, të cilat zbatohen në bazë të vendimeve në strukturat e tjera të BE-së të udhëhequra nga zyrtarë të zgjedhur të vendeve anëtare. Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare. Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe ato të cilat janë kyçe për Shqipërinë si funksionimi i institucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Komisioni Europian do ta ndajë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria dhe Kosova dhe, sikurse u bë e qartë edhe në Samitin e Berlinit, Shqipëria do të mbetet për në vjeshtë për të dytën herë.

Korrupsioni dhe Mungesa e Gjyqësorit

Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave. Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve. Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka as Gjykatë të Lartë, ende nuk janë ndërtuar SPAK dhe BKH, që do të thotë se nuk është luftuar aspak korrupsioni. Përpos këtyre, Shqipëria është në krizë të thellë politike, me bojkotin që i ka bërë opozita parlamentit, por edhe zgjedhjeve vendore, sa nuk është e largët edhe mundësia e një përplasjeje civile, derisa opozita në protesta të vazhdueshme kombëtare ka bërë të qartë se nuk do të lejojë farsën e zgjedhjeve vendore në 30 qershor pa opozitën, ndërkohë që kryeministri Rama përditë deklaron se zgjedhjet nuk shtyhen dhe do të dënohen me burg ata që do mundohen të pengojnë zgjedhjet.

3 shtetet që vendosin Veto ndaj Shqipërisë

Sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundërshtare me peshë e çeljes së negociatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika. Më herët është spekuluar se qëndrimi negativ i Francës për zgjerimin ka qenë i lidhur me zgjedhjet për Parlamentin e BE-së dhe ndikimin që një vendim i tillë mund ta ketë në këto zgjedhje. Rezultatet e zgjedhjeve nuk përmbushën frikën e forcimit të së djathtës në nivel evropian, por pozita e Presidentit Makron është goditur, pasi partia e tij humbi kundrejt ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen në Francë. Mbetet të shihet se si ky rezultat do të ndikojë në qëndrimin francez.