Basha, Mediu dhe Philips diskutojnë situatën ligjore e ekonomike

310
Sigal

Situata ligjore dhe ekonomike në Shqipëri ishte në qendër të një takimi virtual të Qendrës Për Sigurinë në Europën Juglindore, e drejtuar nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe ajo për të drejtat e njeriut me drejtor, David Philips.

Në mbledhje mori pjesë lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se dy janë sfidat për Shqipërinë: ajo politike e kushtetuese dhe sfida ekonomike për shkak të korrupsionit qeveritar. Mediu, tha se vendi po kalon një krizë të fortë kushtetuese, ndërsa theksoi se epidemia Covid-19 u shfrytëzua nga qeveria për të frikësuar qytetarët.

Drejtuesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut, David Philips, tha se Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas tij, 15 kushtet e vendosura nga BE-ja tregojnë qartësisht sa larg standardeve demokratike dhe vlerave europiane është Shqipëria.