Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Bedri Alimehmeti

291
Sigal

RRUGA E GJATË

Mos më ik dashuri.

Ndalu!

Përse i trembesh brymës,

Që ka rënë mbi flokët e mi?

S’ma ka cikur fare zemrën.

Rri me mua.

Mos më ik dashuri.

Kemi ende rrugë të gjatë

Për të bërë bashkë.

 

JETESË

Kohën

Gjithmonë dua t’a ndal.

Me thonj e duar

T’a mbaj, t’a mbërthej në vend.

Dhe më pas

Të futem

Të depërtoj thellë, thellë

Në brendësi të saj.

Në cdo hap që hedh

Them se vetëm një jetë

Nuk më mjafton

Për ta jetuar atë intensivisht.