Basha i beson Xhelal Mziut Dibrën, një nga qarqet më problematike

284
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vendosur si drejtuesë politik të qarqeve,  figurat më të mira, më të besueshëm, që gëzojnë popullaritet dhe reputacion në elektorat, të cilët do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke qenë se disa emra që ishin në listën zgjedhore të PD-së, që kandidatëve për deputet në 2017, rezultuan, se mbi interesat e veta personale shkelën moralin, idetë, votbesimin e elektoratit dhe u bënë deputetë, pas largimit të PD-së nga parlamenti, por edhe se gjatë gjithë kësaj kohe ata i dhanë qeverisë kartonët për çdo ligj, që sillnin në parlament, tashmë Basha, ka nxjerrë mësimet e duhura, prandaj kësaj here, përkujdesi është që tek përzgjedhja e drejtuesve politikë të saj në qarqe.

Ish kryebashkiaku i suksesshëm i Kamzës, Xhelal Mziu, drejtues politik i Qarkut të Dibrës

Xhelal Mziu është caktuar si drejtues politik i qarkut Dibër nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Dibra rezulton një nga qarqet më problematike të zgjedhjeve të shkuara, ku përgjimet e dosjes 184 kanë nxjerrë zbuluar shit-blerjen e votave nga zyrtarë të lartë lokal. Në këtë skalndal të blerjes së votave, u përfshinë edhe vetë kryeministri Rama, si edhe disa minisrta të Rilindjes, siç zbardhën përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tani SPAK, të publikuara nga VOA dhe BILD.  Emërimi i Xhelal Mziut, si drejtues politik i Qarkut të Dibrës, jep garanci për fitoren e PD-së në zgjedhjet paralmentare të 25 prillit, pasi Mziu ka përvojë fituese si kryebashkiak  në Bashkinë e Kamzës, të cilën, në mandatet që e drejtoi, e transformoi në një bashki model dhe më të mirën në Shqipëri, përsa i përket urbanistikës, pastërtisë, treguesve ekonomokë dhe ndërtimin nga e para të infrastrukturës, duke qenë se Kamza më përpara ishte thjesht një fshat kooperativist.  Kujtojmë se pak më herët u zyrtarizua dhe Edmond Spaho në krye të qarkut të Korçës, si dhe Mark Marku në krye të qarkut të Lezhës.  Në këtë mënyrë ky proces i Partisë Demokratike po shkon drejt finalizimit, por ajo që ngjallë më shumë kureshtje është kush do të jetë emri që do të udhëheqë PD-së në qarkun e Tiranës. Derimë tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:

Durrës, do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka

Elbasan, Gazment Bardhi

Vlorë, Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh

Fier, Enkelejd Alibeaj

Shkodër, Helidon Bushati

Lezhë, Mark Marku.