Bardhyl Berberi/ Europa e Lasgushit , sa larg Europës së sotme

490
Krejt papritur, duke parë telat me gjemba në kufirin Hungrez, më rrahu si një puls një rrëfenjë e vjetër e poetit tonë të shquar Lasgush Poradeci. Me dy fjalë rrëfenja ishte kjo : -Në dimrin e madh të 1967 një dimër i jashtëzakonshëm, që filloj më herët dhe shumë zogj shtegëtarë ngelën dhe ngrinë nga të ftohtit. Shumë djem të rinj në qytet nëpër bacat e tyre i gjuanin me llastika këta zogj të mjerë. Vetë poeti i shquar Lasgush Poradeci shkonte nga një lagjie e qytetit tek tjetra dhe iu bënte thirrje jo vetëm të mos i vrisnin, por të hapnin dritaret e shtëpive dhe t`i futnin atje dhe t`i ushqenin që këta zogj të mjerë të shpëtonin nga ky acar i paparë. Lasgushi kishte një eksperiencë vetanake. Kur ai kishte qënë student në Grac të Austrisë një dimër i tillë ishte përsëritur edhe atje shumë vitë më pare, kur ai kishte qënë student dhe zogjtë shtegëtarë kishin ngelur mes acarit dhe të ftohtit. Me autoparland disa shoqata u kishin bërë thirrje banorëve të Gracit në Austri që të hapnin dritaret që zogjtë dhe shpendët shtegëtare të futeshin nëpër shtëpia dhe ata të kujdeseshin për ta, duke i mbajtur në një dhomë të ngrotë dhe t`i ushqenin. Dhë kështu ndodhi. Qytetarët hapën dritaret dhe dhjetra mijra zogj u futën nëpër shtëpitë e tyre dhe pasi i trajtuan me ushqime, pas disa javësh, ata i grumbulluan të gjithë në një pikë dhe i nisën në vëndet e ngrohta me një avion apostafat për këtë mision. – Ja theksonte i madhi Lasgush me një ton të prerë: “ Kjo është Europa, ku duhet të shkojmë dhe ne. “Por, kur pashë ato telat me gjemba në një distancë prej 170 km, që shtroheshin përgjatë kufirit Hungarez atyre njerëzve fatkeqë, ndjeva një angështi në gjoks. Europën që e kemi ëndërruar gjithmonë e kam parë si një vend që me institucionet e saja të afron një shërbim human civil dinjitoz ligjor, që zbaton koventat ndërkombëtare që ajo ka vendosur për refugjatët dhe për emigrantët. Në këto moment njeriu bëhet më i ndërgjegjshëm ndaj kësaj Europe, që shkel me këmbë ato konventa që vetë i ka vendosur. Dinjiteti njerzor i një populli fatkeq, siç është Siria, nëpërkëmbet. Europa e sotme për qytetarin e thjeshtë hera herës kthehet në një kështjellë prej rëre, kur sheh ato pamje dramatike. Janë 160 mijë njerëz që janë në portat e Europës, desha të veçoja disi Gjermaninë dhe Austrinë shtetet e tjera Europiane, sidomos ato të Lindjes, Cekia, Polonia, Rumania e shumë vënde të tjera qëndrojnë indiferente. Natyrshëm, lind pyetja se cfarë është Europa? Një vend i rrethuar me tela me gjemba për fatkeqët, apo hapësirë e lirisë ….! Fundi i njeriut është vdekja. Ajo nuk mund të shmanget as me pasuri marramëndëse numra llogarish bangash dhe vilash dhe asnjë pasuri tjetër nuk mund ta marrësh me vete… Ja pse të gjithë janë të barabartë. Shoqëria ka filluar të kalbet nga mashtrimet yshtjet pas parasë pushtetit dhe degjenerimit, aq sa dhe jeta e njeriut nuk ka më vlerë. Nuk mund të jesh i lumtur, kur sheh që fqinji jot është i varfër. Në botë ka shumë njerëz që kanë gjithçka dhe s’kanë asgjë, përderisa janë të vdekshëm … Jetojmë në një shoqëri të arnuar keq, jemi produkte të një krize globale. Njeriu ngelet i dyzuar përballë kësaj shëmbëlltyre të keqe, përballë këtij mjedisi aspak miqësor të Europës, ku njerëz fatkeq përplasen në dyert e saj për mbjetesë… Prandaj, ajo Europa e dikurshme e Lasgush Poradecit, që kujdesej maksimalish edhe për zogjtë shtegëtrë është shumë larg kësaj Europe, që është kthyer në një skenë dramatike vuajtjesh dhe humbje jetësh njerëzore .
Sigal