Bardhi: Anti-KÇK po degradon në sekuestrim makinash të vjetra

462
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një video postuar në facebook shkruan se paketa anti-KÇK që synonte goditjen  e pasurive të krimit të organizuar po degradon në sekuestrim makinash të vjetra, moszbulim dhe ligjërim i pasurive të krimit.

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarë se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar”,-shkruan Bradhi në postim.

Postimi i plotë i Bardhit:

Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarë se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.

Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:
– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!

Edi Rama ka dështuar! ”, shkruan Bardhi.

Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:- OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!- OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! Edi Rama ka dështuar! 👇👇👇

Gepostet von Gazment Bardhi am Sonntag, 8. März 2020