Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, plagosen 2 persona

472
Sigal

Pak minuta më parë një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë, në afërsi të Hasanit.

Golfi me targa AA 296 FM dhe Citroeni me targa AA 367 ZE, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip Golf dhe një prej pasagjerëve, fatmirësisht pa dëmtime serioz.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Dyshohet se shkak i aksidentit është ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e Citroenit…

Aksi në fjalë është një pikë mjaft problematike përsa i përket aksidenteve.