Banorët e Bulevardit të Ri në protestë, Braimllari në krah të tyre: Iu është premtuar dëmshpërblim në fushatë, Rama i mashtroi

611
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka shkuar pasditen e sotme pranë banorëve të Bulevardit të Ri te stacioni i trenit, pasi këto të fundit kanë organizuar një protestë për dëmshpërblimin e shtepive të tyre.

Braimllari ka shkruar se në fushatë, banorëve u është premtuar dëmshpërblim, teksa ka shtuar se tashmë ata vetëm janë mashtruar.

POSTIMI:

Me banorët e Bulevardit të Ri.
Banorëve i’u është premtuar në fushatë dëmshpërblim, por Edi Rama i’ua mori votat dhe i mashtroi.
Kemi të bëjmë me një kryeministër arrogant, mashtrues që nuk mendon për qytetarët, por ka vetëm një mision atë të krimit të organizuar dhe pastrimin e parave të drogës.
Grushti i qytetarëve do jetë edhe më i fortë ndaj këtij kryeministri antikombëtar që ka varfëruar vendin dhe i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë.