Basha: Sot shqiptarët vulosin kufomën e organizatës kriminale me emrin Rilindje dhe kreun e saj Rama

472
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim basha, ka qenë ditën e sotme në krahë të qytetarëve që kanë protestuar në Bradashesh të Elbasanit.

Ai deklaroi se protesta në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë, ka vetëm një qëllim, të vulosë fatin e kufomës së organizatës kriminale me emrin Rilindje, dhe kreun e saj Edi Tama.

‘Sot është e qartë se me Edi Ramën, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, nuk ka Europë, me atë ka vetëm krim, drogë pasiguri. Sot jemi këtu për të vulosur fatin e kufomës  politike të organizatës kriminale të Rilindjes, dhe kreun e kësaj organizate Edi Ramën. Ata e kanë vendosur vetë fatin e tyre kur tradhtuan shqiptarët. Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij dhe nuk ka forcë në tokë që e shpëton. Ne jemi në këtë betejë për më shumë se kaq, jemi bashkë për të çelur së bashku ditën e re të shpresës për Shqipërinë’, tha Basha.