Avokat Shaqir Hasani: Presidenti mund të shkarkohet vetëm për krime të rënda kushtetuese

477
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Avokati Shaqir Hasani, ka komentuar së fundmi procedurat që po ndiqen nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe shprehet se, Kreu i Shtetit mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Avokati Shaqir Hasani: “Presidenti gëzon të gjitha të drejtat dhe imunitetin që i sigurohen me ligj.  Për fat të keq, në vendin tonë është një figurë që mund të përdhoset në të gjitha format, siç kemi parë në vazhdimësi dhe tani. Kushtetuta thotë se Presidenti shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës, po kush është shkelja e rëndë këtu? Përshembull, shkelje quhet nëse Presidenti do të kishte nënshkruar marrëveshjen e detit pa pyetur Parlamentin. Asnjë veprim tjetër që përjashton këtë mënyrë, nuk mundet që Presidenti të dërgohet për shkarkim.  Gjuha e ashpër e Presidentit, që ka përdorur para zgjedhjeve, nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas tij, janë mesazhe që i ka përcjellë popullit. Vetë presidenti është një institucion i pavarur që shërben si rregullator në sensin e parimit të ndarjve të pushteteve. Është i vetmi institucion i pavarur dhe në këtë rast ndoshta, fjalët dhe mesazhet e tij i kanë trajtuar si antikushtetuese, por në pikëpamjen  time, nuk ka asnjë gjë jokushtetuese.”