Petrit Vasili: SPAK-u do hetojë të gjitha çështjet e tre mijë vjetëve të fundit, përjashtuar inceneratoret

160
Sigal

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ndaj SPAK, ku edhe pasi është zbardhur skandali i inceneratorëve, nuk janë vënë para përgjegjësisë firmëtarët.

Postimi i plotë:

SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre…eshte i zene me iliret !
SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por……. perjashtuar inceneratoret.🤣🤣
SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale.
SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar .
SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.
SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut.
SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit.
Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune.
Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve.
Pret puna e inceneratoreve.
Pastaj a shkohet dot deri ne Sharre, ne fund te botes…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut.
Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!