AV. Gjokutaj: Dalja fituese e qeverisë në gjyqet në vend dhe humbja jashtë tregon realitetin e të drejtësisë në Shqipëri

116
Sigal

Raporti i Freedom House solli edhe një herë në vëmendje të gjitha mangësitë dhe problemet që po has gjyqësori në vendin tonë, dhe i ftuar për të diskutuar këtë raport në emisionin Task Forcë  ishte avokati dhe analisti Genc Gjokutaj. Gjokutaj ka theksuar se ky raport i ka bërë një skaner të gjithë gjendjes skandaloze ku ndodhet drejtësia e re, e cila po shkel procedurat në mënyrë flagrante që kategorikisht nuk lejohen në një shtet demokratik. “Unë shikoj një lloj avokatie që i bëhet gjendjes në Shqipëri, Ajo skaner që ka bërë Freedom House nuk flitet për një shtet hibrid por ka shkarë drejt autokracisë. Unë nuk çuditem me këtë që po dëgjoj dhe kemi që prej vitesh që po denoncojmë problemet në drejtësi, që nga vonesa e Vetingut deri te reforma e re e gjykatave. Ne e dimë kur shtyhen gjyqet, shkaqet… Sot shkelja e afateve proçeduriale është kthyer në normë dhe justifikohen, sepse nuk kemi gjyqtar. Këto janë konstatimet e vjetshme të cilat Freedom House i konstaton, tani ne kemi përfaqësuesin e SHBA çdo tre muaj frekuenton dhe monitoron SPAK. Aty shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe nuk merren shërbimet bazë dhe 80% e proceseve nuk janë të rregullta. Kjo nuk është drejtësi e re, por është totalisht e kapur. Dalja fituese e qeverisë në gjyqet në vend, dhe humbja në arbitazhe jashtë, tregon qartazi se ku është katandisur drejtësia,- tha ndër të tjera Gjokutaj. Ky raport është shumë pozitiv në drejtim të terapisë që shteti dhe qeveria duhet të bëjë, ne jemi të shqetësuar dhe kjo nuk vjen nga shkaqet objektivE si lufta në Ukrainë, por është si pasojë e papastërtisë së figurave, të cilat kanë kapur pushtetin.”