Asambleja PS ndryshon kuotizacionin: Të punësuarit në administratë 3 % të pagës mujore

446
Asambleja Kombëtare e PS-së ndryshon tarifat për kontributin e anëtarësisë.
Si parti në pushtet PS ka ndryshuar mënyrën e përllogaritjes së socialistëve që janë në administratë publike. Ata do të paguajnë 3 % të pagës mujore për partinë.
Biznesmenët anëtarë të partisë do të paguajnë më shumë tani. Biznesmenët nga 20 mijë lekë që paguanin për gjithë vitin ata do të paguajnë 72 mijë lekë , ose 6 mijë lekë në muaj. Kjo është shifra që do të paguajnë edhe deputetët socialistë, për të cilët kjo kuotë është e pandryshuar prej 2006.
Një normë e re kuotizacioni është miratuar edhe për të zgjedhurit lokalë.
Anëtarët e këshillave të bashkive dhe kryepleqtë do të paguajnë 2 % të shpërblimit të tyre mujor.
Ndërkohë për pensionistët, studentët , të papunët dhe punonjës fshati do të paguajnë 30 lekë në muaj. 100 lekë është kuotizacioni mujor për të punësuarit në aktivitete të vogla private.
Në rast se anëtarët preken në më shumë se një kategori atëherë ata do të paguajnë kuotizacionin më të lartë.
Nga lista e kategorive që do të paguajnë kuotizacionin, janë përjashtuar kryetarët e bashkive të cilët deri dje ishin të ndarë në dy kategori.
Kryetarët e bashkive të kategorisë së parë si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Fieri, Vlora, Berati etj paguanin 20 mijë lekë kuotizacion për partinë. Gjysma e kësaj shume paguhej nga kryetarët e bashkive të kategorive të dyta, pra të bashkive më të vogla.
Tani me ndarjen e re territoriale bashkitë janë zmadhuar dhe kanë marrë përmasat e rrethit krerët e e tyre socialistë janë përjashtua nga kuotizacioni, ose pritet të ketë një vendim të ri për ta.
Disa vendime nga Asambleja
-Kongresi mblidhet në janar 2016
-Regjistrimi i anëtarësisë deri më 10 shtator 2015
-Zgjedhjet në organizatat e socialiste 10 shtator- 10 nëntor 2015
-Zgjedhja e delegatëve të Kongresit sipas parimit një anëtar një votë, 21 nëntor 2015
-Norma e përfaqësimit të delegatëve:
-Për strukturat e partisë brenda vendit 1 delegat për 100 anëtarë të PS-së
-Për strukturat e partisë në emigracion 1 delegat për 200 anëtarë të Ps-së
Sigal

Zgjedhjet për kryetar të PS-së të Bashkisë dhe konstituimi i Asambleve në Bashki zhvillohet deri më 15 dhjetor 2015.