Av. Bledi Dervishaj: SPAK vet Ali e vet Kadi, duket se gjykata është shumë më e dobët se prokurori;150,000 dosje presin shqyrtim
Në të gjithë gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mijë dosje që presin të shqyrtohen në të trija shkallët e gjykimit. Shifrat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka paraqitur në raportin dorëzuar parlamentit, tregojnë situatën e rënduar, ku kaotike duket në Gjykatën e Apelit të përgjithshëm por edhe në Apelin Administrativ.Av. Bledi Dervishaj gjithashtu ka bwrw njw pwrmbledhje tw situatws dhe shifrave qw pasqyrojnw drejtwsinw nw Shqipwri. Ai shprehet se: 10 Maj, dita Kombëtare e Drejtësisë na gjen me këto arritje:
- 150,000 dosje të mbartura që presin shqyrtim;
- Gjykatat e Shkallës Parë të mbytura në volum;
- Gjykata e Apelit e Juridik. të Përgjithshëm e përmbytur në dosje;
- Gjykata e Apelit Administrariv e përmbytur në dosje;
- Gjykata e Lartë ka ulur më shumë stokun për 2025, uroj që të mos i ketë rikthyer shumë çështje për gjykim, se i mbyti fare ata poshtë;
- Sistemi Prokurorisë i përmbytur në dosje. Zotër të dosjes janë kthyer Oficerët, Prokurorët as nuk i mbajnë mend më çfarë kanë në hetim jo më të ushtrojnë siç duhet ndjekjen penale;;
- KLGJ me duar lart, e pafuqishme për të ndrequr situatën, ndërkohë vazhdojnë seminaret si të ulim stokun dhe të ruajmë etikën në gjyqësor
- ILD, më mirë mos të flasim, këtu ka ca standarte të pakrahasueshme;
- Prokuroria e Përgjithshme ka dalë jashtë loje me ligj;
- SPAK vet Ali e vet Kadi, duket se gjykata është shumë më e dobët se prokurori;
Efiçensa dhe efektiviteti në sistem “ekselente”, ska të krahasuar me askënd;
Shkelje sistemike, masive të së drejtës për tu gjykuar brenda një afati të arsyeshëm.
Në këto kushte, çfarë drejtësie po jepet? Sasiore apo.cilësore?Në vlerësimin tim në shumicë as njera as tjetra.




















